Shqiptari vret bashkëjetuesen me gjashtë goditje me thikë, më pas tenton vetëvrasjen

Itali – Gjashtë goditje me thikën e kuzhinës, pesë në stomak dhe një në fyt që i ka shkaktuar prerjen e arterjes karotide, i kanë marrë jetë një 31-vjeçareje shqiptare. Nëna e tre fëmijëve të mitur, dy djem 7 dhe 14 vjeç dhe një vajzën 12 vjeç u vra nga bashkëjetuesi.

Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite, rreth orës 15:30, në Sutri të Viterbos, kur Asllan Agaj, 53 vjeç, ka vrarë Brunilda Hoxhë, e cila i kishte hapur derën e shtëpisë për të jetuar në një çati.

Kur ka kuptuar ç’ka bërë, burri ka thirrur karabinierët e ndërkohë ka provuar të vrasë veten – pa ia dalë mbanë – duke pirë ilaç rrobash dhe prerë damër e dorës.

Karabinierët e mbërritur në banesën e çiftit, në qendër të komunës së vogël, kanë gjetur gruan të pajetë e krah saj burrin thuajse pa ndjenja.

Karabinierët kanë thirrur edhe një ambulancë që ka çuar 53-vjeçarin në spitalin Gemelli të Romës. Është shtruar aty në gjendje të rëndë shëndetësore, por sipas mjekëve është në rrezik për jetën.

Nuk është akoma e qartë për ç’motive burri ka humbur arsyen e i ka ngulur thikën gruas së re një herë në fyt e pesë herë në bark. Sipas të dhënave të para të mbledhura nga karabinierët, viktima me iniciale A.A., jetonte në Sutri prej rreth një viti dhe punonte në Romë ndoshta si bashkëpunëtore shtëpiake. Kishte tre fëmijë, nga një martesë e mëparshme e që fatmirësisht nuk ishin në shtëpi në çastin e vrasjes: dy të vegjlit ishin në shkollë, ndërsa 14-vjeçari duket se është kthyer në Shqipëri para pak kohësh. Thuhet se vrasësi i saj jetonte me të prej një muaji, por duket se ata njiheshin që më parë.

Asllan Agaj, të cilin banorëte zonës nuk e njohin shumë dhe përshkruajnë si “fantazmë”, rreth 13 vjet më parë ka masakruar për vdekje me kazmë të shoqen me të cilën jetonte në Cave të Romës. Atëherë motivi i vrasjes ishte xhelozia dhe çifti, i martuar prej 20 vjetësh, kish hyrë në krizë e zëniet ishin thuajse të përditshme, raporton “Shqiptari i Italisë”. E gjatë njërës prej këtyre zënieve, Agaj ka marrë kazmën dhe ka qëlluar për vdekje të shoqen. Edhe atëherë, pas vrasjes thirri forcat e rendit e për atë krim gjykata e Tivolit e dënoi në vitin 2003 me 16 vjet burg, që në apel u reduktuan në 14 vjet. Në vitin 2012, pasi bëri 9 vjet pas hekurave Agaj u lirua.

Leave a Reply