Spartak Braho viziton Frrokun në qeli, Meta i kërkon sqarime

braho
Spartak Braho duket se ka vizituar në qeli deputetin Mark Frroku, që akuzohet për vrasje.

Pas raportimit të këtij lajmi në disa media, ka reaguar kryeparlamentari Ilir Meta.

Ai i ka kërkuar sqarime Brahos për këtë takim.

Të hetohet nëse ka ndodhur takimi Braho-Frroku.

Meta ka kërkuar nga Braho që të dalë dhe të sqarojë publikisht opinionin për të vërtetën.

Ilir Meta është njohur nëpërmjet mediave për këtë takim”, thuhet në një deklaratë të shefit të kabinetit të Metës.

Ky i fundit ndërkohë, ka kërkuar nga Ministria e Drejtiësisë, ajo e Brendshme dhe Prokuroria, që të hetojnë nëse ky takim ka ndodhur dhe çfarë është thënë në të./b.l

 

Leave a Reply