Sulmohet makina e deputetit demokrat, Bedri Hoxha

BURREL – Sulmohet nga persona të paidentifikuar makina e deputetit të Partisë Demokratike të rrethit të Matit, Bedri Hoxha.

Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, në qendër të qytetit të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se automjeti i deputetit, ishte i parkuar para një hoteli në Burrel. Makina tip “Ford fuoristradë” targë AA 646 JO, në pronësi të Hoxhës, mësohet se i ishin thyer xhamat, pasi ishte goditur me mjete të forta.

Policia ka nisur hetimet lidhur me incidentin, si dhe për identifikimin e autorëve të ngjarjes.