Tifozi i Arsenalit, test të dashurës për të “shpëtuar” lidhjen

tifozi
Një lidhje dashurie mund të përfundojë, por edhe mund të shpëtojë kur në mes futet futbolli.

Kjo është historia e një çifti në Angli, me djalin tifoz të çmendur të Arsenalit që po mendonte t’i jepte fund marrëdhënies, por që gjithsesi e kishte ruajtur edhe një mundësi të fundit për të dashurën e tij.

Cfarë duhet të bënte vajza?

Për djalin ishte shumë e thjeshtë, por ndoshta jo dhe aq për partneren e tij.

Kështu ai përpiloi një test me pyetje rreth skuadrës së zemrës dhe nëse ajo do ta kalonte atë, lidhja mes tyre do të vazhdonte e qetë dhe e lumtur si më parë.

Vajza e mori shumë seriozisht testin dhe për habi tregoi se edhe ajo mund të konsiderohet një ultrase e topçinjve me përjashtim të disa gabimeve të vogla, si në rastin kur shkruan se Alexis Sanchez është më i mirë se Eden Hazar sepse është kilian apo kur ngatërron pozicionin e Ozil, i cili në fakt është mesfushor dhe jo mbrojtës.

Nuk dihet sa ishte minimumi i pikëve, por 43.5 nga 50 të mundshme nuk është edhe aq keq.

Bravo Saskia, i shkruan djali në fund të provimit.

Lidhja të paktën edhe për ca kohë duket se do të vazhdojë, deri në një test tjetër…

Leave a Reply