Tigri i Putinit ha 15 dhi në Kinë

Një tigër i rrallë siberian, i lëshuar në natyrën e egër nga Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shqetësuar fermerët në verilindje të Kinës.

Agjencia zyrtare e lajmeve kineze, “Xinhua” njoftoi të mërkurën se kafsha e quajtur Ustin, kafshoi dhe vrau 15 dhi, ndërsa tre të tjera rezultojnë të zhdukura nga një fermë në provincën Heilongjiang në kontenë Fuyuan.

Sipas agjencisë, pronari i farmës ishte tepër i shqetësuar nga kjo, por dëmi do t’i kompensohet nga departamenti i pyjeve për humbjen e 18 dhive.

Ekspertët rusë e kanë shpëtuar tigrin dy vjet më parë. Ustin ishte njëri nga tre tigrat e lënë të lirë nga Putin në maj, në një zonë të largët të rajonit Amur, në kufirin midis Rusisë dhe Kinës.

putin tigri

Leave a Reply