Tiranë, balerina 21-vjeçare vetëvritet me pistoletë në shtëpi

Një vajzë e re, e quajtur Megi Yzeiri, i ka dhënë sot fund jetës, pasi ka qëlluar veten me armë zjarri në bark. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në banesën e 21-vjeçares pranë “Shkollës së Baletit”.

Mësohet se e reja ka qenë balerinë në emisionet e spektaklit pranë televizionit “Klan” dhe vazhdonte akoma studimet në degën e koreografisë në kryeqytet.

Policia ka bërë me dije se vajza është vetëvrarë me një pistoletë në shtëpinë e saj, por pa mundur të japë detaje sesi ka rënë në kontakt me armën e zjarrit.

Sipas burimeve të para, dyshohet se shkak të ketë qenë depresioni, ndonëse policia nuk ka dhënë asnjë rezultat zyrtar dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply