Tiranë, leva kokës në krye të detyrës dy punonjësve të INUK-ut

Dhunohen në krye të detyrës dy punonjës të INUK-ut, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e te premts në zonën e Unazës së Re, Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se të dëmtuar kanë mbetur fadromisti dhe kolegu i tij, gjatë kohës që ata ishin duke ndërmarrë një aksion për shembjen e një objekti pa leje. Pronarët e objekteve kanë tentuar që të parandalojnë shembjen, por janë gjetur në një përplasje fizike.

Sipas të dhënave punonjësit e INUK-ut janë dhunuar me leva dhe sende të tjera të forta. Nga goditjet ata kanë marrë plagë serioze, në pjesë të ndryshme të trupit. Të dëmtuarit kanë përfunduar në spital, për të marrë mjekimin e duhur.

Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndonëse kanë bërë disa qepje për mbylljen e plagëve të shkaktuara. Ndërkaq në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila nisi hetimet në lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply