“Topi i Artë 2014”, ja 3 pretendentët kryesorë

“Topi i Artë 2014” sipas të gjitha gjasave do të fitohet nga Cristiano Ronaldo. Fakti që kompanitë kryesore të basteve në Botë e kuotojnë me një koeficient shumë të ulët suksesin e dytë radhazi të yllit portugez në këtë garë e bën edhe më të besueshëm triumfin e Ronaldos që këtë vit duket se nuk ka rivalë.

Sulmuesi i Real Madrid arriti të spikaste jo pak në edicionin e fundit të Champions League ku “Los Blancos” u shpallën kampion Europe për të 10-tën herë në historinë e tyre duke shënuar 17 gola.

Me koeficientin 1.13 shumëzohet basti i vënë për Ronaldon fitues, një kuotë kjo e realizueshme në më shumë se 99% të rasteve.

Qëndrojnë shumë pas të gjithë rivalët e futbollistit portugez në këtë garë me Lionel Messin që pozicionohet i dyti në këtë garë me koefiecentin 8.5. E thënë më saktë në gjuhën e bastexhinjëve nëse vendos bast 1 Euro për triumfin e yllit argjentinas fiton 8.5 Euro, por një bast me një kuotë të tillë në shumicën e rasteve nuk fitohet.

Pavarësisht suksesit të Gjermanisë në Kupën e Botës “Brazil 2014”, kjo edhe falë formës së shkëlqyer që shfaqi portieri Manuel Neuer, një triumf i gardianit të Bayern Munchen në këtë betejë është thuajse i pamundur për kompanitë e basteve. 16,25 është koeficienti me të cilin vlerësohet një fitore e mundshme e Neuer.

Çmimi “Topi i Artë 2014” do të jepet në janar në Zyrih.

Leave a Reply