Tragjedi nga përmbytjet, makina përpihet nga uji në Laç, humb jetën babai, s’dihet fati i vajzës

Moti i keq dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut të pasdites së sotme janë bërë shkak për një aksident mjaft të rëndë mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Laçit.

Automjeti ku udhëtonin babë e bijë, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë të përmbytur duke u rrëmbyer nga ujërat.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Gjon Kola trupi i pajetë i të cilit është arritur të nxirret nga automjeti i aksidentuar, ndërkohë që ende nuk dihet gjë për fatin e të bijës trupi i të cilës ende nuk është gjetur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon kërkimet.

Leave a Reply