Tritol zyrave të OSHEE-së në Fushë Krujë. Hakmarrje për ndërprerjen e energjisë?

Zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike në Fushë krujë janë bërë objekt i një sulmi mbrëmjen e djeshme.

Persona të paidentifikuar kanë vënë një sasi lënde eksplozivi, por për fat nuk ka pasur të lënduar, duke qenë se në ato momente, në zyra nuk kishte njerëz.

Policia thotë se ky akt mendohet se ka ndodhur si hakmarrje për aksionin e nisur ditë më parë për ndërprerjen e energjisë elektrike ndaj personave që nuk e paguajnë atë.

Mësohet se policia ka shoqëruar tetë persona të dyshuar për këtë ngjarje, të cilët prej vitesh nuk paguajnë energjinë elektrike.

Leave a Reply