Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë, ja rezultatet e ndeshjeve të para

U luajtën ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku rezultatet ishin pak a shumë të pritshme. Skuadrat e Superiores kanë triumfuar, kryesisht, ndërsa ka pasur edhe ndonjë barazim apo humbje befasuese si në rastin e Skënderbeut në Pukë.

Flamurtari ka sigluar fitoren më të thellë ndaj Veleçikut, të cilin e ka pritur në shtëpi, edhe pse kalendari parashikonte që vlonjatët të ishin në transfertë. Mirëpo, si në turet e kaluara të kwtij kompeticioni, skuadrat pa infrastrukturë të duhur sportive kanë bërë kompromis për t’i luajtur ndeshjet në “shtëpinë” e kundërshtarit.

Goleadë ka bërë edhe Vllaznia në Krujë, ku ka shënuar plot 4 herë ndaj Kastriotit vendës. Dopieta e Sosas është një sinjal i zhbllokimit të sulmuesit uruguajan, ashtu si edhe e skuadrës kuqeblu, që në kampionat vijon “rënien e lirë” me pesë humbje radhazi.

Kampionët e goleadave në turin pararendës (ndaj Himarës) kanë ngecur në Pukë. Skënderbeu i Mirel Josës nuk kanë qenë në gjendje të shënojnë qoftë edhe një herë të vetme ndaj Tërbunit.

Adrian Cuculi, me shiritin e kapitenit në “Roza Haxhiu”, ka bërë diferencën me golin e vetëm të ndeshjes Lushnja-Partizani. Mbrojtësi i kombëtares maqedonase u ka dhënë leksione shokëve të sulmit se si shënohet, duke nxjerrë në pah mangësitë e reparit ofensiv te “Demat”, edhe pse aty kanë luajtur lojtarë që kanë ngrohur më shumë stolin kësaj here.

Laçi nuk kursehet në Elbasan, si në formacion, edhe në gola. Trajneri Cungu kaluajtur me formacionin titullar, duke shënuar tri herë në portën verdheblu dhe dalë me fitore nga “shtëpia e kuqezinjve”.

Me një formacion të përzier, titullarë dhe lojtarë të stolit, ka luajtur Gugash Magani në Ballsh. Një transfertë që e ka vendosur kroati Bushiç me golin e vetëm, të shënuar në minutën e 83-të.

Teuta humbet ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në Fier me rezultatin 2-1. /albeu.com/

Kupa e Shqipërisë, turi i dytë

Grupi A
TERBUNI-SKENDERBEU 0-0

ELBASANI-LAÇI 2-3
Golat: Luta 62, Toçi 89 (pen) / Nimani 49, Doku 51, Zefi 87

LUSHNJA-PARTIZANI 0-1
Goli: Cuculi 80

VELEÇIKU-FLAMURTARI 1-6
Golat: Hepaj 72 / Bregu 25, 57 (pen), A.Shehaj 47, 53, Meto 65, Llambro 69

Grupi B
POGRADECI-KUKESI 0-2
Golat: Periç 31, Shameti 80

APOLONIA-TEUTA 2-1
Golat: Naci 52, Mahilaj 55 / R.Hoxha 37

BYLIS-TIRANA 0-1
Goli: Bushiç 83

KASTRIOTI-VLLAZNIA 0-4
Golat: Gocaj 22, Sosa 27, 44, Kraja 69

Leave a Reply