UEFA shpjegim 24 faqe Serbisë: Ja pse u zbritën 3 pikët

Federata Serbe e Futbollit ka marrë një dokument orej 24 faqesh në të cilin argumentohet vendimi i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ndërsa një tjetër dokument me shpjegimet e vendimit ka mbërritur edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Zv/Sekretari i përgjithshëm i FSF-së Ivkovika thënë për mediat vendase: “Kemi marrë një shpjegim prej 24 faqesh. Në shpjegimin që na është dhënë nuk thuhet pse Shqipëria e humbi ndeshjen pasi ky argument do ketë mbërritur në Federatën Shqiptare. Ne na është shpjeguar pse na u zbritën tre pikët dhe arsyet janë: Tifozët kanë invaduar fushën, kanë përdorur sende pirroteknike, janë dërguar në fushën e lojës sende të forta si karrige dhe futja në fushë e Ivan Bogdanov. Ne po përgatisim dokumentacionin për ta dërguar më pas në Komisionin e Apelit”.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës në UEFA i dha Serbisë ndeshjen në tavolinë 3-0, por i zbriti tre pikë nga klasifikimi dhe e dënoi me dy ndeshje pa tifozë. Të dyja Federatat u gjobitën me nga 100 mijë euro.

Edhe Federata Shqiptare edhe ajo serbe do e apelojnë vendimin.

Leave a Reply