Valencia, 19 mln euro në sezon për Mourinhon

murinjo
Valencia ka nisur të mendojë për zëvendësuain e Gary Neville, që do të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Aktalisht drejtuesit e klubit spanjoll ia kanë besuar panikën Pako Ayestaran, që do ta mbajë këtë detyrë deri më 30 Qershor, para se të nisë një projekt i ri.

Në këtë situatë kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm për këtë rol të rëndësishëm, por më sugjestionuesi mbetet Jose Mourinho. Sipas “The Sun”, përfaqësues të Valencias kanë nisur kontaktet me portugezin, madje raportohet se oferta që i është bërë 53-vjecarit mbetet në kufijtë e të pabesueshmes, plor 19 milionë Euro në sezon, ndërsa 120  milionë Euro do t’i ketë në dispozicion për t’i shpenzuar në merkato.

Bisedimet mund të përparojnë falë marrëdhënieve të shkëlqyera që ka pronari i Valencias, Peter Lim me vetë Jose Mourinhon dhe menaxherin e tij Jorge Mendez. Muajt e fundit është folur shumë për një marrëveshje mes Mourinhos dhe Manchester United, për të marrë vendin e holandezit Van Gaal, por më të vërtetë nuk ka asgjë zyrtare.

Madje në “Old Trafford” po fiton gjithnjë e më shumë terren kandidatura e Rayan Gigs. Në fakt Mourinho nuk është emri i vetëm që ka dalë në skenë për postin e trajnerit të Valencias. Manuel Pellegrini, i cili do ta mbyllë në maj aventurën e tij te Manchester City shihet si alternativë e besueshme, por deri tani palët nuk kanë dakord për shumë që duhet të përfitojë kiliani gjatë një sezoni.

Leave a Reply