(VIDEO) Dy shqiptarë digjen në kamion, do kalonin ilegalishtë në Angli.

Francë – Një e re shqiptare dhe një i afërm i saj kanë gjetur vdekjen në një ngjarje tragjike në kufirin mes Francës dhe Anglisë, teksa janë djegur e gjallë në një kamion në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

25-vjeçarja Erinda Kacorri është me origjinë nga Rrësheni. Ajo ndodhej në kamion sëbashku me djalin e dajës së të fejuarit, dhe do të kalonte në mënyrë ilegale drejt Anglisë për t’u bashkuar me të fejuarin e saj, një i ri me origjinë nga Tropoja.

Lajmi është bërë publik fillimisht nga mediat franceze, të cilat duke folur për dyshimet paraprake të policisë, thonë se zjarri i fuqishëm mund të jetë shkaktuar nga një cigare që kanë pirë viktimat.

Nga pamjet e publikuara në mediat franceze, kamioni është shkrumbuar i tëri jashtë terminalit të trageteve në portin Loon-Plage, ndërsa ishte nisur nga Polonia.

Kamioni drejtohej nga një polak i cili është ndaluar nga policia franceze, por ai mohon të ketë pasur dijeni për prezencën e dy emigrantëve në kamion.

VIDEO

Leave a Reply