(VIDEO) Gashi merr stafetën e golashënuesit më të mirë në Zvicër

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, po shkëlqen në kampionatin zviceran.

26-vjeçari nga Kosova i ka dhënë fitoren e radhës skuadrës së tij, Bazelit, përball Aaraut. Bazeli fitoi 3-0, falë dy golave të shënuar radhazi nga Gashi, nga një për secilën pjesë.

I pari erdhi në minutën e 17-të, ndërsa i dyti në minutën e 86-të.

Pas kësaj fitoreje, Baseli udhëheq kampionatin me 35 pikë, ndjekur nga Zyrihu me tre pikë më pak.

Gashi shkon në kuotën e 9 golave, duke mbajtur stafetën e golashënuesit më të mirë të kampionatit, i cili mbylli siparin e javës së 16-të.

Ky është një sinjal i fortë në drejtim të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i cili vendosi të mos e thërrasë sulmuesin shtatlartë për dy miqësoret ndaj Francës dhe Italisë, me arsyetimin se ai nuk i përshtatej skemave të tij për momentin.

VIDEO

Leave a Reply