(VIDEO) Holland, fillon ndërtimi i rrugëve me panele diellore

Hollanda po bën shpikjen më të veçantë që keni dëgjuar ndonjëherë. Rruga e parë për biçikletat që do të marrë energji  nga panelet diellore, do të hapet në  Krommenie, e cila shtrihet në veriperëndim të Amsterdamit.

Megjithëse korsia do të shtrihet në vetëm 328 metra gjatësi, kur ajo të përfundohet, do të shënojë një hap të madh për të ashtuquajturat  rrugë diellore, të cilat, pavarësisht se kanë bërë shumë bujë, janë  vetëm në fazat e hershme të zhvillimit.

Rrugët e quajtura si solaroad, përbëhen nga “module” konkrete të mbuluara me një shtresë prej qelqi dhe një shtresë që shmang rrëshqitjen duke parandaluar aksidentet. Qelizat që thithin rrezet diellore janë vendosur poshtë vetëm në një krah të udhëtimit dhe ato janë në gjendje të mbajnë edhe një traktor.

Me kalimin e kohës, energjia diellore nga rruga do të përdoret për aplikime praktike në ndriçimin e rrugëve, dhe sistemet e komunikacionit. Plani për të zgjeruar idenë e rrugëve me panele diellore, mbështetet në idenë konkrete për të bërë të mundur furnizimin me energji nga këto rrugë.

VIDEO

Leave a Reply