(VIDEO) Ku dallon Basha nga Rama dhe Meta

Kreu i opozitës shqiptare, njëkohësisht edhe kryebashkiaku i Kryeqytetit, Lulzim Basha ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor fill pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Lidhur me Guvernatorin e ri të BSH-së.

Më herët në takim kanë qenë edhe Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta të cilët pas takimit me Presidentin Nishani kanë respektuar rregullat. Te porta e Presidencës, mjetet ku udhëtonin Rama e Meta janë kthyer djathtas drejt sheshit Nënë Tereza duke ruajtur sensin e drejtimit të lejuar.

Ndërsa Basha, i cili për shkak të postit që mban në Bashkinë e Tiranës duhet të ishte një shembull për respektimin e rregullave rrugore, nuk ka zbatuar sinjalistikën duke u kthyer majtas.

Siç mund të dallohet edhe nga pamjet makina ka shkelur edhe vizat dyshe, që është sipas Kodit Rrugor, shkelje flagrante e rregullave të qarkullimit rrugor.

VIDEO

Leave a Reply