Kristo Frashëri me akademikët tallen me shitjen e librit të Fevziut

fevzo

Të mbledhur në shtëpinë e Kristo Frashërit, akademikë, miq e studentë, janë ndaluar tek botimet e sjella nga shkrimtari e profesori i historiografisë shqiptare në edicionin e sivjetshëm të Panairit të Librit.

Por biseda është zhvendosur edhe tek libri i profesor Frashërit për Ahmet Zogun, duke bërë kështu një “krahasim” me numrin e shitjeve që ka bërë libri i Blendi Fezviut, po mbi këtë figurë, raporton A1 Report.

Ndërsa vetë profesor Kristo Frashëri, i cili po i afrohet 100-vjetorit të jetës, shfaq habi me publicitetin që i bëhet librit të Fevziut, madje edhe numrit të shitjeve, nuk mungojnë as batutat nga akademikët.

Ja biseda mes prof.Kristo Frashërit dhe akademikëve:

Kristo Frashëri:
Si është e mundur që ka bërë Blendi Fevziu një libër për Zogun, dhe po buçasin mediat ditë e natë, dhe shtëpitë botuese ditë e natë për librin e tij kushtuar Zogut. Po si ka mundësi që para tij bile doli libri im mbi Ahmet Zogun dhe nuk flet njeri, nuk shkruan njeri.

Akadamikët: Ka mundësitë ai, ka mjetet.

Kristo Frashëri: Ditën e parë u shitën 5 mijë copë, u shtypën e prapë u shitën ditën tjetër 5 mijë të tjera, tani po punojnë orë e çast gjithë natën për të shtypur 5 mijë të tjera.

Akademikët: Profesor mos u beso atyre.

Akademikët: Është interesi i madh për Zogun.

Kristo Frashëri: Atë nuk e them, për pjesën “mos e beso”, se Ministria e Financave i ka veshët ngritur të marrë TVSH-në.

Akademikët: Atë të Blendit janë puna e gazetave, dalin sot në mëngjes, e në darkë përdoren për gjë tjetër. Gazetë është, jo nivel.

Kristo Frashëri: Atë nuk e them dot.

Akademikët: Edhe gazeta ka vlerën e vet, por libri ka vlerën e vet, është i pazëvendësueshëm.

Kristo Frashëri: Edhe libër e ka, s’e ka gazetë.

Akademikët: Unë e krahasova me gazetë, se gazetar është përderisa s’i citon dokumentet, nuk i referohet kritereve shkencore bazë, gazetë është.

Leave a Reply