VIDEO LAJM/ Siberi, pasagjerët shtyjnë avionin që s’ndizej nga i ftohti

Pasagjerët rus  me shpresën për tu larguar nga qyteti i vogël i Igarkas në rajonin e Krasnoyarsk Krai në Siberi, kanë vendosur të shtyjnë avionin i cili nuk ndizej më nga temperaturat e ngrira që shkonin deri në minus 52 gradë celcius.

Sipas Zyrës së Përgjithshme të Rusisë për transportin u tha se për shkak të temperaturave të ulëta, sistemi i frenave ngriu dhe  kamioni i përdorur për  tërheqje nuk ishte në gjendje që ta lëvizte avionin deri në pistë për të kryer fluturimin.  Në këtë moment pasagjerët në bord dolën nga avioni dhe filluan ta shtyjnë atë mbi pistën e fluturimit.

Drejtori teknik i Krasnoyarsk, Vladimir Artemenko rreth incidentit që u publikua në gazetën lokale “Rossiyskaya Gazeta” tha se atë mëngjes temperaturat ishin në minus 52 gradë celcius. Avioni kishte  qëndruar në pistë për 24 orë dhe pilotët kishin harruar të ulnin frenat e dorës.  Kjo shkaktoi ngrirjen e frenave”, sqaroi drejtori tenkik.

Në videon e hedhur shihen rreth 20 persona të cilët po i japin një dorë avionit për tu drejtuar në pistë.  Kjo mund të jetë hera e parë që shohim një avion të shtyhet nga njerëzit për tu ndezur, pasi jemi mësuar ta shohim këtë pamje vetëm me makinat, te cilat janë disa herë më të vogla se avioni/j.h

VIDEO

Leave a Reply