(VIDEO) Masakër në Tiranë, 4 të vdekur e 2 të plagosur. Në pranga djali i deputetes Luiza Xhuvani

TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në një lokal nate, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian.

Viktimat janë 25 -vjeçari Arbër Demiri, djali i ish-prokurorit Skënder Demiri, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe Paolo Azzuro shtetas italian rreth 60 -vjeç, i cili ka marrë nje plumb afër zemres. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, “Mercedez Benz tip ML” me targa 0250N.

Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave.

Ndërkaq policia ka shoqëruar 22 persona, që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrulla të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, kreu i Drejtorisë së Policisë Artan Didi dhe kreu i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme.

VIDEO

Banorët: Të mbyllen lokalet poshtë pallateve
Banorët shprehen se janë trembur nga ngjarja e rëndë dhe kërkojnë që të mbyllen lokalet poshtë pallatit. “Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk na zuri gjumi gjithe naten. Policia të jetë në gadishmëri dhe të mbyllen lokalet poshtë pallatit”- shprehen banorët.

Shkaqet e vrasjes
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se shkak për vrasjen e katërfishtë është bërë një sherr për motive banale.

Shoqërohen 22 persona, 8 të përfshirë në konflikt
Deri tani, policia ka shoqëruar 22 persona që ndodheshin në lokal ndërsa 8 prej tyre dyshohet se kanë pasur lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen.

Një prej autorëve, djali i Luzia Xhuvanit
Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të kësaj masakre.
Konstadin Xhuvani eshte emer I perfolur pasi ne vitin 2011 kreu nje vrasje, ku viktime mbeti nje i ri.
Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në banesën private në pronësi të Sh.Zela, Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelli dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë është zbuluar se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A, kurse Albi Zela është larguar dhe ka shkuar në banesën e dajës së tij, ku edhe është kapur më pas nga policia. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës.

Leave a Reply