(VIDEO) “Rai1”: Mirë se vini në Shqipërinë e “kontradiktave”, por me vlera

Televizioni italian “Rai1” zbret në tokën e “Shqiponjave” dhe me një reportazh 53-minutësh shfaq ngjyrat e vërteta të Shqipërisë së sotme, të vendit që pak kohë më parë tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës me vizitën e Papa Françeskut.

Gazetari italian Patrizio Roversi, shoqëruar nga Daniela Ferolla, e zhvendosi emisionin e tij “Line Verde” në vendin tonë, për të zbuluar ato që vetë ai i quan si të rralla në një vend që në të ardhmen do të jetë pjesë e familjes evropiane.

Nga malësia e Shkodrës duke zbritur në drejtim të kryeqytetit, për të vazhduar në Durrës dhe më tutje në ultësirën e Myzeqesë, Roversi përpiqet të zbulojë sa më shumë anët origjinale të mbijetesës shqiptare. I përqendruar kryesisht në jetën dhe bizneset familjare në fshatin shqiptar, Roversi zbulon detaje që ndoshta vetë shqiptarët nuk i njohin.

Në këtë udhëtim gazetari sheh, siç i quan ai, realitete të habitshme. Nga mbarështimi i dhenve në fshatrat veriorë shqiptare në kufij me Malin e Zi dhe Kosovën, që shërbejnë si biznese familjare, tek plantacionet dhe pyjet e gështenjave, prodhimet e të cilave eksportohen në Shtetet e Bashkuara dhe Itali, për të vijuar më tej tek tregjet blegtorale në fshatrat e Tiranës, që u ngjasojnë tregjeve të mesjetës së lashtë dhe në fund ndalemi tek teknologjia ndër më modernet në botë për përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Kjo është panorama që Roversi i tregon popullit të tij, ndoshta paragjykues ndaj kësaj pjese të vogël të globit që dita-ditës po të tërheq vëmendjen e botës.

Për më tepër ndiqni reportazhin:

VIDEO

Leave a Reply