(VIDEO) Romela Begaj sjell medalje ari per Shqiperine

Kampione e Botes, Romela Begaj i sjell Shqiperise nje tjeter medalje te arte pas atyre te Daniel Godellit, ne Boterorin qe po zhvillohet ne Almaty te Kazakistanit, ne kategorine 63 kilograme. Vajza tiranase ngriti plot 113 kilograme ne stilin e shtytjes per te fituar medaljen e arte ne kete stil duke shenuar suksesin me te madh ne historine femerore te peshengritjes shqiptare me titullin e pare kuqezi ne kete kategori. Kampione e botes por dhe kampione e zemrave, Begaj dhuroi nje gare emocionesh te jashtezakonshme duke tentuare deri ne fund edhe zonen e medaljeve ne dygaresh, pasi me kurjaon e saj e çoi shtangen ne kufijte e te pamundures duke ngritur plot 132 kilogram ne shtytje ne tentativen e saj te trete ne nje tentative per te mbetur ne histori per emocionet e fortas qe dhuroi.

Duke qene se shtytja nuk eshte terreni i saj i preferuar Begaj u rendit e 9 –ta ne kete stil dhe e 7-ta ne dygaresh me 245 kilogram, duke kurorezuar gjithsesi arritjen me te madhe ne peshengritjen shqiptare te femrave me nje paraqitje te mrekullueshme.

VIDEO

Leave a Reply