(VIDEO) Tahiri “qëllon” Berishën

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për herë të parë në publik, në lidhje me skandalin e komunikimit me këngëtaren shqiptare Bleona Qereti. I ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, “7 ditë pa Ermalin”, Tahiri u shpreh se komunikimi i stisur me Bleona Qeretin ishte mjaft ofendues dhe banal.

“Unë kam qenë me pushime me familjen kur zyra ime e shtypit më tha se kanë dalë në media komunikimet e mia me një këngëtare. Ishte edhe banale edhe ofenduese”, thotë ministri.

Ai e cilësoi banal, komunikimin e sajuar me Bleonën, pasi sipas tij, edhe nëse do të kishte një komunikim të tillë, ky sajim e ka deformuar mënyrën e tij të komunikimit. Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni të këtij skandali, bëhet fjalë për një mashtrim, në lidhje me një bisedë të kryer mes ministrit dhe Bleonës në shtator, në kohën që kësaj i kishin vjedhur 500 mijë euro bizhuteri.

Më tej videoja e ministrit të ftuar në emisionin e Mamaqit, bëhet edhe më interesante, kur ministri ftohet të luajë me paintball, për të qëlluar disa nga politikanët shqiptarë. Mes fotove të personave të njohur, si Ciljeta, Mamaqi, aty ka edhe një sërë figurash politike, si kryeministri Rama, ministri Veliaj dhe ish-kryeministri Berisha. Tahiri duket se ka një shënjestër shumë të mirë në gjuajtje, sidomos në foton e Sali Berishës, të cilin e qëllon 3 herë.

VIDEO

Leave a Reply