(VIDEO) “Vajzë e dehur në rrugë? Le të përfitojmë”

Çfarë do të bënit nëse do të shihnit në rrugë në mes të ditës një femër të bukur, por të dehur tej mase?

Kësaj pyetjeje janë munduar t’u japin përgjigjje në një eksperiment social Stephen Zhang dhe një aktore, që në videon që po qarkullon në internet e quan veten Jennifer.

Eksperimenti është realizuar në “Hollywood Boulevard” dhe rezultati është cilësuar si tronditës, të paktën nga autorët e eksperimentit.

Në video, vajzës që shtiret si e dehur fillimisht ‘i ofrohet ndihmë dhe përkujdesje në hapat që hedh’ nga pjesa më e madhe e meshkujve me të cilët shkëmbehej, por mjaftonte një bisedë e shkurtër dhe menjëherë nisnin përpjekjet për të përfituar nga gjendja e saj. Madje në një moment dy prej ‘ndihmësve’ gati sa nuk u zunë me grushta s’e kush do ta ndihmonte vajzën.

Të gjithë i kanë kërkuar që të kishte besim tek ata dhe t’i linte ta ndihmonin duke e çuar në apartamentin e tyre.

VIDEO

 

Leave a Reply