(VIDEO) Vritet tifozi serb, tifozët e Galatasaray në kor “Kosovë, Kosovë”

Një tifoz serb është vrarë para fillimit të ndeshjes së basketbollit të vlefshme për Euroleague mes Galatasarayit dhe Crvena Zvezdas në Turqi.

Përleshjet kanë nisur në momentin kur një pjesë e përkrahësve të Crvena Zvezdës nuk kanë mundur të futen në pallatin e sportit. Ata janë përleshur me forcat e policisë në fillim dhe më pas me tifozët e ekipit vendas të Gallatasarait.

Tifozi 25-vjeçar mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve turq, ai nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë pas 5 orësh.

Sipas mediave serbe, gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit, mbështetësit e Galatasarayit kanë brohoritur në kor “Kosova, Kosova”, duke mbajtur në duar flamurin shqiptar.

VIDEO

 

Leave a Reply