Videolajm/ Gruevski flet shqip, i bën njerëzit të qeshin

Për herë të parë kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, e shohim dhe e dëgjojmë duke folur shqip në publik. Gjatë një konference kreu i qeverisë maqedonase u përpoq të fliste shqip, veprim i cili u përshëndet me duartrokitje “të forta” nga audienca.

Në videon e publikuar në “Youtube”, shohim që Gruevski mundohet të shprehet në shqip për disa projekte në arsim, pavarësisht se nuk kuptohet shumë mirë. Vetë kreu i qeverisë maqedonase pas përfundimit të fjalimit ka buzëqeshur.

Një gjest i tillë u përgëzuar nga të gjithë të pranishmit, të cilët nuk mund të mendonin se kryeministri nacionalist do të merrte ndonjëherë mundimin të vepronte në këtë mënyrë.

Me qëndrimet e tij radikale kryeministri Gruevski nuk është shprehur shumë mbështetës ndaj popullit shqiptar, duke lënë pa implementuar Marrëveshjen e Ohrit.

VIDEO

Leave a Reply