Vuçiç i përgjigjet Ramës: Merruni me problemet tuaja. Flamuri i Shqipërisë së madhe, simbol i së keqes

vucic

 

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas intervistës së dhënë nga kryeministri Rama për gazetën greke “Kathimerini”.

Ai vazhdon që përgjegjësinë për dhunën  e Beogradit, t’ia faturojë palës shqiptare.

Vuçiç thotë se serbët o provokuan nga flamuri i Shqipërisë së madhe, që sipas tij, është simbol i së keqes.

Incidentet u shkaktuan padyshim nga shqiptarët dhe ishte një incident i organizuar kohë më parë.

Flamuri i Shqipërisë së madhe është simbol i së keqes dhe jo i zhvillimit të Ballkanit.

Megjithatë Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur paqen në Ballkan.

Dua të besoj që edhe kryeministri Rama nuk e mbështet këtë program të Shqipërisë së madhe, edhe pse më ka suprizuar që nuk e dënoi fare fluturimin e flamurit në stadiumin e Beogradit, qoftë dhe me një fjalë të vetme”, u shpreh Vuçiç.

Rama u shpreh për “Kathimerinin” se do të ishte ndjerë i turpëruar nëse incidenti i Beogradit do të kishte ndodhur në Tiranë, dhe se ndjen keqardhje që politika në Beograd u shpreh me një gjuhë urrejtjeje kundër popullit të Shqipërisë duke mos dënuar dhunën dhe racizmin.

Por Vuçiç kërkon që zyrtarët shqiptare të merren sa më pak me politikën në Serbi, dhe më shumë me problemet e tyre:

Pres nga zyrtarët shqiptarë të merren sa më pak me politikën në Serbi dhe të merren më shumë me problemet e tyre, në të cilat unë nuk kam dëshirë të hyjë asnjë çikë” .

Lidhur me shtyrjen e vizitës së kryeministrit Edi Rama, ai Vuçiç u shpreh se ishte koha e papërshtatshme:

Momenti kur ishte për t’u bërë vizita gjendja ishte shumë e papërshtatshme por megjithatë duke e menduar se e vetmja zgjidhje është dialogu, unë si i zoti i shtëpisë propozova një datë të re takimi për të cilën ra dakord kryeministri Rama”./b.l

Leave a Reply