Xhuvani policit që e kapi: Më ke jetën borxh, më thuaj sa para do të më lësh të iki

krimi

 

Kanë qenë dy oficerë të policisë, ata që janë përballur me Konstandin Xhuvanin, në kohën që ky i fundit po përpiqej të largohej nga vendi i krimit.

Ai është pikasur me pistoletë në dorë, por karikatorin e kishte hedhur poshtë.

Në kohën kur njëri nga efektivët ka arritur të ndalojë Xhuvanin, 70 metra larg vendit të ngjarjes, ai është përballur me ofendimet që ai i ka drejtuar, raporton “Panorama”.

Më pas i ka thënë që ishte djali i Gjergj Xhuvanit, ndërsa efektivi i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ishte djali i deputetes Luiza Xhuvani.

“Po, edhe djali i asaj jam. Por nuk duhet të më ndalosh. Unë kam vrarë dy veta. Po më ndalove më ke jetën borxh. Më thuaj sa ar do që të më lësh të iki?”, i është drejtuar Xhuvani efektivit të Policisë së Tiranës.

Por, pavarësisht kërcënimeve dhe ofertave për para, oficerët e policisë e kanë arrestuar atë dhe e kanë dërguar në komisariat./b.l

 

Leave a Reply