Zvicër, shqiptarët protestojnë para selisë së UEFA-s: Të largohet Patini!

Një dron i telekomanduar nga “Tifozët Kuq e Zi” është futur sot në selinë e UEFA-s në Nyon për t’i rikujtuar kësaj të fundit dhunën e pandëshkuar të serbëve ndaj Kombëtares Shqiptare në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Protesta e sotme, e organizuar nga shqiptarët e Zvicrës, por edhe nga shqiptarë të vendeve tët tjera, u nxit nga fakti se racizmi dhe dhuna në stadiumin “Partizani” në Beograd ndaj Përfaqësueses Shqiptare nuk u mor parasysh dhe nuk u ndëshkua.

“Qëllimi i tubimit të sotëm këtu para selisë së UEFA-s në Nyon per të protestuar kundër pazarllëqeve të UEFAs- me Serbinë dhe për t’i treguar botës se e drejta dhe fitorja është në anën e kombëtares shqiptare. Aksush nuk ka të drejtë të luajë me fitoren dhe identitetin tonë kombëtar. Protestuam ndaj vendimit arbitar të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së Uefa-s, i cili jo vetëm diskriminon dhe penalizon shqiptarët, por favorizon dhe dhunën e racizmin që u shpreh në Beograd.” – tha për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë ”, Artim Elmazi, kreu i Tifozëve shqiptarë “Kuq e Zi” në Zvicër.

Protesta u zhvillua nën thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Besa Besë” “Oj Kosovë oj nana ime”. Shqiptarët demonstruan në mënyrë paqësore, jo vetëm pakënaqësinë e tyre me vendimin skandaloz të Komisionit Disiplinor të UEFA duke favorizuar Serbinë, por denoncuan politikën e njëanshme të UEFA-s dhe drejtuesit të saj, Mishel Platini ndaj shqiptarëve, duke kërkuar edhe largimin e tij.

shqiptaret-protesta

Leave a Reply